Një aksident me vdekje është regjistruar orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth.
Shoferi 20-vjeçar ka humbur kontrollin e për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
I riu ka humbur jetën në vendin e aksidentit, për shkak të dëmtimeve që ka marrë.
“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi S. K., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv