Ballina Sport Asnjë gol në “Air Albania”, Shqipëria merr vetëm një pikë ndaj Çekisë

Asnjë gol në “Air Albania”, Shqipëria merr vetëm një pikë ndaj Çekisë

Shqipëria është ndarë në një barazim pa gola ndaj Çekisë në “Air Albania”.

Sa i përket renditjes në Grupin B1, të UEFA Nations League, Shqipëria ngjitet në kuotën e 7 pikëve, po aq sa Gjeorgjia e vendit të 2-të dhe 1 më pak se Çekia kryesuese, ndërsa në vendin e fundit të grupit është Ukraina me 5 pikë.

Miqtë çekë arritën të vinin dy herë në vështirësi Strakoshën, teksa fillimisht ishte Vaclav Jemelka, i cili kap traversën pas një goditjeje me kokë në minutën e 13’-të dhe pak sekonda më vonë Lukas Cerv godet në të njëjtin vend nga distanca, por vetëm kaq.

Pjesa e mbetur e lojës pa një dominim të pastër të “Kuqezinjve”, të cilët patën raste të shumta shënimi me Bajramin, Tuçin, e Qazim Laçin me këtë të fundit që pati rastin më flagrant për të gjetur rrjetën, por në fund rezultati mbeti i pandryshuar.

Rikthimin e tij me fanellën “kuqezi” e bëri edhe “katalizatori” i mesfushës, Amir Abrashai, i cili zbriti në fushë pas plot 8 vitesh. /vizionplus.tv