Ballina Kronika Dëshmon vrasësi i të miturit, autori 15-vjeçar nuk shfaq pendesë gjatë marrjes...

Dëshmon vrasësi i të miturit, autori 15-vjeçar nuk shfaq pendesë gjatë marrjes në pyetje

15-vjeçar Mario Përlleshi, i cili vrau me thikë 14-vjeçarin pas një zënke në shkollën “Fan Noli” në Tiranë është marrë në pyetje.

Ai ka pranuar se konfliktin me bashkëmoshatarin e tij kishte nisur ditën e premte, ku më pas e kishin lënë të sqaroheshin.

Ditën e hënë pasi janë konfliktuar sërish ata kanë njoftuar shokët e tyre. Autori ka pranuar se gjatë përleshjes ka nxjerrë thikën duke goditur te miturin dhe shokun e tij.

Pyetjes së hetuesve nëse është penduar për krimin që ka kryer 15-vjeçari nuk i është përgjigjur.

Gjithashtu ai nuk ka treguar as se ku e ka fshehur thikën, me të cilën goditi dy bashkëmoshatarët  e tij duke i lënë njërin të vdekur dhe tjetrin të plagpsur.

Mario Përlleshi menjëherë pasi goditi disa herë me thikë nxënësin tjetër të shkollës “Fan Noli”, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital, si dhe plagosi shokun e viktimës është larguar nga vendngjarja bashkë me thikën.

Ai është nisur menjëherë  drejt një spitali privat, ku ka mjekuar plagën për shkak se është plagosur dhe vetë. Pasi ka fashuar dorën, autori ka hipur në një automjet i shoqëruar nga një tjetër person.

Ndërkohë që ndodhej në automjet dhe kishte vrarë një 14-vjeçar e kishte plagosur një tjetër, autori  ka postuar edhe foto në Snapchat.

Një ditë më parë Policia e Tiranës arrestoi 15-vjeçarin, i cili akuzohet për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”./vizionplus.tv