Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Baldushk.
Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një 53-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksueale me dhunë me një 23-vjeçare.
Në pranga ka rënë shtetasi Sh.P.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin Sh. P., 53 vjeç, banues në Baldushk, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare”, njoftoi policia.