Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga nga autoritetet britanike, pasi u kap brenda një shtëpie të përshtatur për kultivimin dhe rritjen e kanabisit.
Shqiptari i identifikuar si Mustafa Likalla u gjet i fshehur në papafingo, brenda një shtëpie me katër dhoma gjumi, e cila ishte shndërruar në një “fermë” kanabisi.
Likalla kishte udhëtuar drejt Britanisë së Madhe me një varkë të vogël para se të merrej nën kujdesin e oficerëve të emigracionit.
24-vjeçari shqiptar ishte futur në një hotel, por më pas ai u largua në Millbridge Close në Meir. Ai pretendoi se ishte mbyllur aty me ushqim dhe ujë dhe ishte lënë të kujdesej për rreth 154 bimë kanabisi, të cilat mendohet se kanë një vlerë prej rreth 1,000 paund secila.
Shqiptari u deklarua fajtor për veprën penale të prodhimit të kanabisit. Gjykata e dënoi me tetë muaj burg. /vizionplus.tv