Ballina Sport Futbollisti 22-vjeçar ndërron jetë pas aksidentit automobilistik

Futbollisti 22-vjeçar ndërron jetë pas aksidentit automobilistik

Futbollisti Marko Angulon nga Ekuadori ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik të pësuar një javë më parë.

22-vjeçari ndodhej në koma artificiale dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk arriti të shpëtonte.

Në një deklaratë zyrtare, klubi ku ai luante LDU Quito shprehi ngushëllimet: “Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e Markos. Vdekja e tij është një humbje e thellë që do të rezonojë përgjithmonë brenda klubit dhe komunitetit tonë.”