Policia tha se 39-vjeçari me inicialet Gj.D. u kap në momentin kur i shiste dy pako me lëndë pluhuri ngjyrëkafe 48-vjeçarit me inicialet M.T. afër qendrës së Velesit. Megjithatë, M.T. i ka vërejtur policët dhe në panik i ka gëlltitur pakot dhe më pas është transportuar menjëherë në spitalin e Velesit.
Një 48-vjeçar nga Velesi ka përfunduar në spital pasi ka gëlltitur drogën që ka blerë. E ka bërë në panik pasi ka parë policinë.
Siç informojnë nga policia, dy persona nga Velesi janë kapur nga policët e Seksionit për tregti të paligjshme të drogës në MPB Veles.
Policia tha se 39-vjeçari me inicialet Gj.D. u kap në momentin kur i shiste dy pako me lëndë pluhuri ngjyrë kafe 48-vjeçarit me inicialet M.T. afër qendrës së Velesit. Megjithatë, M.T. i ka vërejtur policët dhe në panik i ka gëlltitur pakot dhe më pas është transportuar menjëherë në spitalin e Velesit.
“Policia ka vazhduar me aksionin dhe me urdhër gjykate ka kryer kontroll në banesën e Gj.D., ku janë gjetur edhe 14 pako shtesë me lëndë pluhuri ngjyrëkafe, si dhe para të gatshme. Droga dhe materialet e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekspertizës së mëtejshme”, njofton policia.
Pas dokumentimit të plotë të çështjes, kundër GJ.D. do të bëhet kallëzim penal për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve./tetova.com