Më datë 17.11.2024, në ora 11:20 në SPB Tetovë, Z.S. (44) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 10:50 para hyrjes së pallatit ku banon në Tetovë, pas një debati verbal është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij D.A. dhe djali i tij F.A..
Gjithashtu, në orën 13:00 në SPB Tetovë, D.A. (54) nga fshati Poroj ka raportuar se rreth orës 10:55 para ndërtesës së tij Z.S. ishte duke kryer punë ndërtimore para hyrjes dhe pasi e paralajmëroi të ndalonte me punët, Z.S. filloi të sillet në mënyrë agresive ndaj tij.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.