Kryetari i Komunës së Tetovës ka inspektuar nga afër pastrimin e një deponie të egër të krijuar nga qytetarët e pandërgjegjshëm në dalje të Tetovës.Ai ka thënë se kjo është një problematikë që duhet të marr fund njëherë e përgjithmonë.
Postimi i plotë:
Tetova më e pastër është Tetova që duam!
Sot, bashkë me ekipin tonë inspektuam nga afër procesin e pastrimit të deponisë së egër në dalje të qytetit, një ndër problematikat që kemi vendosur t’i japim fund njëherë e përgjithmonë!
Është koha që Tetova jonë të shkëlqejë, dhe kjo nis nga përkushtimi i të gjithëve për një ambient të pastër dhe të shëndetshëm.