Policia e Tetovës dje ka ngritur katër kallëzime penale për dhunë në familje.
– Kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit me inicialet F.B. nga Tetova për shkak të veprës penale të rrezikimit të sigurisë. Më 1 shtator 2024, ai kërcënoi xhaxhain e tij dhe dëmtoi një pjesë të orendive të shtëpisë.
– SPB -Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër personit me inicialet M.J.(50 vjeç) nga Tetova për shkak të dyshimit se dikujt i ka shkaktuar lëndim të rëndë. “Me datë 01.10.2024 në Tetovë, i akuzuari ka sulmuar fizikisht personin me inicialet R.M. nga Tetova dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”, njofton MPB.
– Ngritet kallëzim penal edhe ndaj 30-vjeçarit me inicialet K.V. nga Tetova për shkak se personave të afërm u ka shkaktuar lëndim. Më 30 gusht 2024, i akuzuari ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.
– SPB – Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër personit me inicialet A.C.(59) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër penale “lëndim trupor” lidhur me dhunën në familje. Më 11 gusht 2024, i akuzuari ka sulmuar fizikisht gruan dhe mbesën e tij.
Video bonus: