Ballina Kronika Katër shqiptarë të arrestuar në Itali

Katër shqiptarë të arrestuar në Itali

Katër shqiptare, kryesisht të moshës 19 deri në 39 vjeç janë arrestuar në Itali.

Sipas medieve të huaja, policia italiane shkatërroi një grup të trafikut të drogës në rajonin e Çurit, ku pjestarë të grupit ishihn edhe shqiptarë.

Trafikanti i parë, një 21-vjeçar, u arrestua në fund të gushtit në Domat/Ems. Vetëm pak ditë më vonë prangat iu vendosën në kyçet e duarve të një 19-vjeçari në Felsberg, ndërsa në fund të tetorit u arrestuan një 25-vjeçar në Bonaduz dhe një 39-vjeçar në Mainfeld.

4 trafikantëve iu sekuestruan 745 gramë heroinë, 315 gramë kokainë (me vlerë mbi pesëdhjetë mijë franga), 820 gramë paracetamol dhe 7760 franga cash.

Të 4 trafikantët do të duhet të përgjigjen para drejtësisë. /vizionplus.tv