Trajneri i kombëtares çeke, Ivan Hashek, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar përpara ndeshjes me Shqipërinë, e cila do të luhet në 16 nëntor në “Air Albania”.
Ajo që bie në sy është lënia jashtë liste e Patrik Shik si dhe e Jurashek, Barak, Sadilek apo Çvançara. Risia në listë është Matej Shin, i cili është afruar nga radhët e përfaqësueses U21. Çekia ka një pikë më shumë se Shqipëria dhe Gjeorgjia, ndërsa ka 2 më shumë se Ukraina.
“Ne duam të vazhdojmë rrugën e tre ndeshjeve të fundit, të cilat ishin të suksesshme si përsa i përket rezultatit, ashtu edhe lojës. Situata në grup është zhvilluar në mënyrë të tillë që të katër skuadrat janë ende duke luftuar për ngjitjen. Ne do të bëjmë maksimumin që të festojmë në fund”, tha trajneri.