Ballina Kronika Një 14-vjeçare dyshohet se u drogua dhe dhunua nga disa persona në...

Një 14-vjeçare dyshohet se u drogua dhe dhunua nga disa persona në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë pas mesnate në kryeqytet.

Dyshohet se një vajzë 14-vjeçare është dhunuar nga disa persona.

Fillimisht siç raporton Sinjali, ata e kishin detyruar viktimën të konsumonte substanca narkotike.

Ngjarja ka ndodhur në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Lidhur me rastin është lajmëruar edhe policia.

Tutje siç raportohet, e mitura është gjetur diku në një rrugë të kryeqytetit në orët e mëngjesit dhe më pas është njoftuar Policia.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi tashmë është iniciuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.