Ballina Aktualitet Rexhepi-Zejd i reagon Kurtit: Ia ke huq kryeministër! Deklaratë amatoreske e antishqiptare…

Rexhepi-Zejd i reagon Kurtit: Ia ke huq kryeministër! Deklaratë amatoreske e antishqiptare…

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për gjuhën shqipe.

Zejdi e quan këtë deklaratë si amatoreske nga ana e Kurtit duke theksuar se për interesa të ngushta të tij po shkel mbi interesant kombëtare shqiptare ne RMV.

Ai potencon se Gjykata Kushtetuese e RMV-së po cënon përdorimin e gjuhës shqipe, duke e ditur se kjo e drejtë për shqiptarët u fitua me mund e gjak.

Reagimi i plotë:

KRYEMINISTËR EDHE KËSAJ RADHE IA KE HUQ

Me gjithë respektin për ju si kryeministër i Kosovës, por me deklaratën amatoreske për gjuhën shqipe, deklaratë kjo e pregaditur në kuzhinën e qeverisë antishqiptare maqedonase, edhe një herë po dëshmoni që, për interesat e ngushta të juaja, po shkelni mbi interesat kombëtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Për të mbuluar faktin që, Qeveria e Kosovës nuk ka komunikim të rregulltë ndërqeveritar me asnjë qeverii fqinje të saj, e as edhe me Shqipërinë (pa dashur të hyj në arsyet), ju duke shkelur mbi çdo fjalë tuajën të thënë për mbrojtjen e interesave mbarë kombëtare, u bëtë servil i një qeverie e cila në agjendën e saj e ka deshqiptarizimin e vendit.

Kryeministër…

Me agjendën e qeverisë në RMV, nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese, po cënohet ligji për gjuhët (shqipe), ligj i cili është më i avansuari deri sot dhe çdo prekje e këtij ligji është shkelje e rënd mbi të arrituat me gjak.

Kryeministër…

Mos haroni që, fal këtij ligji sot si gjuhë zyrtare në Kuvendin, Qeverinë si dhe shumë institucione qeveritare të RMV-së, flitet vetëm shqip e maqedonisht dhe asnjë gjuhë tjetër.

Falë këtij ligji shumë shpejt duheshte që të uniformat dhe banknotat të jenë edhe shqip.

Kryeministër…

Falë këtij ligji gjithkund deri sot ftymoheshte edhe shqip.

Nëse cënohen ky ligj, asgjë më nuk do të jetë e njëjtë, Kryeministër.