Ballina Kronika Vrasja e 14-vjeçarit, sherri nisi të premten dhe më pas solli tragjedinë!...

Vrasja e 14-vjeçarit, sherri nisi të premten dhe më pas solli tragjedinë! Çfarë ndodhi brenda ambienteve të shkollës

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën ditën e sotme, ku një adoleshent humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një sherri me thika në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka mësuar detaje të reja se si ka rrjedhur ngjarja nga momenti i përplasjes së parë, deri në aktin fatal.

Barkaj ka mësuar se dy adoleshentët, autori dhe viktima ishin nxënës në të njëjtën shkollë “Fan Noli”. Të dy janë përfshirë në një debat ditën e premte për motive banale.

Gjatë debatit të tyre ka ndërhyrë roja i sigurisë ku i ka ndarë. Gjatë ditës së sotme ata janë zënë sërish në banjot e shkollës.

Më pas viktima ka lajmëruar shokun e tij që ishte nxënës në Sauk. Pas mbarimit të mësimit ata kanë dalë dhe janë konfliktuar fizikisht disa metra larg shkollës “Fan Noli”.

Autori ka nxjerrë thikën ku ka goditur disa herë viktimën dhe shokun e tij. Ndërkohë ka plagosur edhe veten në krah. Pas ngjarjes autori është larguar në banesë ku më pas është dërguar në spital privat. /Vizionplus.tv/