Aktorja japoneze Miho Nakayama është gjetur e vdekur në vaskën e shtëpisë së saj në Tokio. Lajmin tronditës e kanë bërë me dije mediat e huaja.
54-vjeçarja ishte e njohur më së shumti për rolin e saj kryesor në filmin e vitit 1995, Love Letter, e cila fitoi vlerësim ndërkombëtar dhe fitoi disa çmime për aktoren më të mirë.
Përveç kësaj, ajo ishte shumë e suksesshme si këngëtare gjatë kulmit të J-pop-it në vitet 1980 dhe 1990, duke e bërë atë një nga yjet adoleshente më të njohura të Japonisë.
Nakayama nuk u paraqit në punë të premten, duke bërë që një anëtar i ekipit të saj ta vizitonte shtëpinë e saj. Kur shkoi në banesë e gjeti aktoren në vaskë. Menjëherë u thirrën mjekët ndihmës, të cilët konfirmuan vdekjen e saj në vendngjarje.
Kompania e saj postoi një deklaratë në faqen e saj të internetit, duke konfirmuar vdekjen e saj. “Jemi të tronditur nga ky zhvillim i papritur ”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se shkaku i vdekjes ende nuk është konfirmuar.