Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi. Mediat greke raportojnë se gardianët e burgut gjetën në qeli pa ndjenja një 37 vjeçar shqiptar dhe një 38 vjeçar grek.
Pas thirrjes së grupit të emergjencës u konstatua se shqiptari kishte ndërruar jetë, ndërsa i burgosur grek u dërgua me autoambulancë në spitalin e Amfisës.
Pasi iu dha kujdesi i nevojshëm mjekësor 38-vjeçari u rikthye në qelinë e burgut.
Policia po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa është urdhëruar autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së 37-vjeçarit me origjinë shqiptare.