Ballina Aktualitet Përkujtohet vepra e Arbën Xhaferit, Rama: Ëndrra e tij ishte integrimi i...

Përkujtohet vepra e Arbën Xhaferit, Rama: Ëndrra e tij ishte integrimi i Shqipërisë në sistemin e vlerave perëndimore

Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në mbrëmjen përkujtimore të Arbën Xhaferit.

Rama shprehet se ëndrra e Xhaferit, ishte integrimi i popullit shqiptar, në sistemin e vlerave perëndimore.

Rama: Me thënë të drejtën, nuk është gjëja më e mirë që mund të ndodhë, sipas meje, që të jepet fjala për të folur për Arben Xhaferin, kur nuk e ke të mundur të fokusohesh aq sa duhet, që të thuash diçka që do të bënte të ndjeheshe gjithsesi ok, nëse Arbeni do të ishte duke të dëgjuar. Duke mos dashur që të mungoj në këtë mbrëmje dhe duke mos dashur të negocioj me djemtë e fondacionit me mosdaljen time, desha të ndaj disa fjalë të Arbën Xhaferit dhe sot janë një pasqyrë që në rastin më të mirë, nuk do i bënte të ndiheshin mirë, atyre që e kalojnë jetën e përditshme në foltore dhe ekrane.

Arbën Xhaferi pyetet se cila është ëndrra me e madhe, ai përgjigjet, integrimi i popullit shqiptar, në sistemin e vlerave perëndimore. Nuk besoj të ketë ndonjë vend tjetër, as në lindje, as në perëndim në kontinentin tonë, ku të përfliten më shumë vlerat perëndimore, ku të predikohen më shumë vlerat e perëndimit dhe nuk besoj që në ndonjë vend tjetër, që e ka përshkruar më parë rrugën me familjen evropiane, ta ketë përdorur më shumë fjalën integrim. Nuk besoj që më pak sesa këtu në këtë vend, të gjitha këto fjalë të përdorura, si paratë gjatë një krize inflacioni, të kenë qenë më larg nga mbartësit dhe përdoruesit e tyre në tërësi. 

Një tjetër fjalë e Arbër Xhaferit që nuk besoj që ka konkueshmëri të mundshme për nga sinteza që përmbledh në një fjali vështirësinë e popullit të Ballkanit për të kapërcyer të kaluarën. /vizionplus.tv