Ballina Kronika Shkatërrohet organizata kriminale në Itali, 10 të arrestuar, mes tyre 3 shqiptarë

Shkatërrohet organizata kriminale në Itali, 10 të arrestuar, mes tyre 3 shqiptarë

Dhjetë persona janë arrestuar këtë të martë në Itali, ku mes tyre tre janë shqiptarë.

Gjykata ka miratuar urdhër-arrestet, teksa tre janë italianë, tre marokenë dhe një shtetase moldave.

Pjestarët e kësaj organizate akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, vjedhje të shtëpive.  Sipas medieve të huaja, në Polici kanë shkuar rreth 25 denoncime.

Hetimet nisën prej vitit 2023, kur u bënë goditjet e para nga karabinierët. I pari u identifikua një nga korrierët shqiptarë, i cili bënte edhe furnizimin me kokainë.

Pas gjurmimit të tij u vu re se kryente shumë udhëtime në zona të ndryshme të Italisë, përveç rajonit të Parmës.

Në këtë moment u aktivizuan nga Prokuroria edhe përgjimet telefonike, për të zbërthyer të gjithë celulën, teksa u zbulua edhe përfshirja e disa subjekteve të tjerë.

Një prej rasteve të dokumentuara është edhe grabitja e kryer në Parma, në korrik të vitit të kaluar, gjatë së cilës u vodhën bizhuteri dhe mallra të tjerë, me vlerë 15 mijë euro.

Gjatë një vjedhjeje të dytë, në Azzate në provincën e Varese përsëri në nëntor 2023, u vodhën edhe 3 armë. Më më 29 korrik 2023 u bë e mundur dokumentimi i shitjes në Salsomaggiore Terme, të 370 gramë kokainë, teksa u arrestua gjatë dorëzimit një 20-vjeçar shqiptar, shkruan media italiane.

Pas këtij rasti fronti i hetimit u zgjerua më tej dhe zbuloi persona të tjerë të përfshirë.