Ballina Shëndeti Si të përdorni bajamet për të parandaluar dhimbjet e kokës

Si të përdorni bajamet për të parandaluar dhimbjet e kokës

Bajamet bëjnë pjesë në arrorët më të shëndetshëm për organizmin e njeriut. Ato janë të pasura me vitamina dhe minerale, veçanërisht me magnez dhe vitaminan B2, të cilat janë shumë efikase kundër dhimbjeve të kokës.

Frekuenca dhe intensiteti i dhimbjeve të kokës janë të ndryshme në varësi të individit, ndërkohë që ilaçet në treg nuk kanë aftësinë të kurojnë çdo dhimbje koke.

Bajamet kundër migrenës dhe dhimbjeve të kokës

Bajamet përmbajnë substanca që luftojnë inflamacionin. Me një veçori të tillë, konsumi i bajameve ndihmon në parandalimin e dhimbjeve të kokës.

Sipas të dhënave, njerëzit që vuajnë nga migrena, kanë nivele të ulëta të magnezit në organizëm. Një studim i Universitetit të Merilendit analizoi efikasitetin e magnezit në parandalimin e migrenës.

Gjetjet e studimit treguan se episodet e migrenës ulen me 41.6 përqind tek njerëzit që i përmbahen rekomandimeve ditore të konsumit të magnezit. Ky mineral është thelbësor për qetësimin e nervave, lodhjes, stresit dhe tensionit.

Në bashkëpunim me vitaminën B2, e cila gjendet gjithashtu tek bajamet, magnezi rekomandohet të merret nga njerëzit që përballen me episode të përsëritura të migrenës.

Për më tepër, studimet konfirmojnë se konsumi i 400 mg vitaminë B2 në ditë, përgjysmon frekuencën e migrenës tek njeriu.

Sasia e rekomanduar e bajameve dhe di t’i përdorni

Sasia e rekomanduar e konsumimit të bajameve është 10-12 bajame në ditë. Bajamet mund t’i zhysni në ujë dhe t’i mbani gjatë gjithë natës.

Më pas ato kullohen dhe duhen konsumuar në mëngjes, esëll ose jo. Kujdes, uji i bajameve nuk duhet konsumuar por duhen konsumuar vetëm bajamet.

Vlera dhe përfitime të tjera të bajameve

Bajamet janë të pasura me antioksidantë të cilat luftojnë radikalet e lira. Ato gjithashtu ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Ngrënia e bajameve ndihmon në frenimin e nepsit dhe ju mban të ngopur për më gjatë. Ato janë të pasura edhe me vitaminë E, madje ulin nivelet e kolesterolit me shumë efikasitet.

E fundit por jo për nga rëndësia, magnezi tek bajamet ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.