Ballina Shëndeti Psikologji “Të urrej …”, psikologia: Si duhet ta përkthejë prindi këtë shprehje të...

“Të urrej …”, psikologia: Si duhet ta përkthejë prindi këtë shprehje të fëmijës! Gazetarja: Nuk duhet ta thotë

Komunikimi prindër-fëmijë është bërë shumë i vështirë vitet e fundit, kjo edhe për shkak të teknologjisë. Por si duhet ta presin prindërit rebelimin e fëmijëve?

E ftuar në studion e ‘Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, psikologia Lediona Braho tha se kur fëmija i thotë prindit “të urrej” është një thirrje për ndihmë.

Por për gazetaren Mirilda Tili një gjuhë e tillë nuk duhet të ndohë në komunikimin prind-fëmijië.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Duhet t’i thotë një fëmijë prindit të urrej?

Braho: Është e shëndetshme , duhet ta thotë.

Tili: Jo nuk është e shëndetshme.

Braho: Duhet t’ia thojë, prindi duhet të gjejë njëmënyrë më të burtë. Duhet të ketë biseda të thella dhe empatike. Nëse ti i kthehesh në mënyrë sfiduese, atëherë fëmija mund të përligjë urrejtjet. Ai nuk të urren në të vërtetë, në thelb ai të thotë më ndihmo, ndihem i izoluar.

Tili: Prindërimi perfekt nuk ekziston. Fëmijët nga 7 deri në 9 vjeç nuk e kanë “i hate you”, ata e kanë në kuptimin më besdis, më shumë se sa e kanë më urrej. Kur im bir më tha “i hate you”, unë i thashë më urre unë prapë të dua, ai më tha jo s’të urrej, më besdis.