Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët ditën e sotme, tha se nuk do të tërhiqen nga vendimi për të mbyllur platformën e “TikTok”.
“Ne nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë, dhe siç e kam paralajmëruar, është një vendim për implementimin e të cilit do të na duhet 6-8 deri javë sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë”.
Njoftimi për mbylljen e platformës për një vit u njoftua disa ditë më parë në prezantimin e planit të ri të veprimit të sigurisë në shkolla. Kreu i qeverisë tha se pas një viti, do të shihet se si do të veprohet. Masa erdhi pas vrasjes së Marti Canit, 14 vjeç, nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli”, në Tiranë./vizionplus.tv