Ballina Kronika Vidhnin bankomate duke i tërhequr me kamionë, në pranga 7 shqiptarë në...

Vidhnin bankomate duke i tërhequr me kamionë, në pranga 7 shqiptarë në Spanjë

Shtatë shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle, pasi akuzohen për vjedhje.

Ata funksiononin si një organizatë dhe bënin plane grabitje bankomatesh. Saktësisht shqiptarët akuzohen për 19 grabitje bankomatesh në Almeria, Alicante, Valencia, Tarragona dhe Barcelona, të cilat i shkulnin ato me anë të një kamioni.

Vlera e grabitur kapte shumën rreth gjysmë milioni euro.

Sipas medieve të huaja, hetimet për këtë grup nisën në muajin shkurt, kur u grabit një bankomat në Cartagena. Për të realizuar këtë grabitje, autorët kanë përdorur një kamion me vinç, duke e shkulur bankomatin dhe prej aty kanë vjedhur 45 mijë euro.

Nga hetimet policia zbuloi edhe grabitje të tjerë, që ishte përdorur e njëjta taktikë. Kjo çoi grupin hetimor që të dyshonte se bëhej fjalë për të njëjtët persona.

Hetimet vazhdojnë ende për të kapur të tjerë pjestarë të organizatës. /vizionplus.tv