Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel. Si pasojë e tij tre persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë persona të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë.
Gazeta Sinjali mëson se të vdekur kanë mbetur tre anëtarë të familjes Gashi, e që janë: Zarife Gashi, rreth 70 vjeçare, Agim Gashi, rreth 50 vjeçar dhe Gyltene Gashi, rreth 48 vjeçare.
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çubrel të Komunës Skënderaj në Kosovë, ku tre persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve katër prej të plagosurve janë anëtarë të forcave të policisë së Kosovës.
Në njoftimin e bërë nga autoritetet e sigurisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, ku janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave ishte makinë zyrtare e policisë.
“Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara, kanë humbur jetën tre persona civilë, ndërsa pesë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë,” thuhet në njoftimin e policisë, raportojnë mediet e Kosovës.
Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme.
Hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor janë duke u marrë me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Lidhur me rastin janë njoftuar Institucioni i Policisë së Kosovës (IPK) dhe Prokurori kompetent, të cilët pritet të marrin pjesë në hetimet e mëtejshme. Hetimet janë në vazhdim.
Tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja mbetën të vdekur të dielën mbrëma në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në fshatin Çubrel, në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë.
Ky rast tronditi gjithë vendin, ndërsa familjarët e viktimave kanë ndarë dhimbjen e tyre të thellë për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Një prej mesazheve prekëse ishte nga vëllai i një prej viktimave, i cili ka shprehur dhimbjen e madhe për vdekjen e motrës së tij dhe dhëndrrit.
“Sikur të dija se është dreka e fundit me juve sot, do ta zgjasja deri në pafundësi. Të dini se s’do ta kem jetën e njëjtë pa ju të dy, engjëjt e mi që ma keni këput shpirtin. Lamtumirë motër, Lamtumirë dhëndër. S’do ju harroj kurrë, deri në takimin tonë të radhës.”, ka shkruar ai.
Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe pesë persona, katër prej tyre zyrtarë policorë.
Aksidenti tragjik me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë, krejt çka dihet
Tre persona kanë mbetur të vdekur e pesë të tjerë janë lënduar – prej tyre katër zyrtarë policorë – të dielën mbrëma në një aksident trafiku në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, në segmentin rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura, ku njëra prej tyre ishte veturë zyrtare e Policisë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa hetuesit rajonalë të trafikut rrugor po merren me rastin.
“Rreth orës 18:40, është raportuar për aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt. Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor. Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka konfirmuar se tre anëtarët e familjes Gashi që vdiqën në aksidentin në Çubrel të Skenderajt, janë nga Peja.
Muhaxheri tha se “kjo është një humbje e madhe për qytetin tonë dhe një moment pikëllimi të thellë për të gjithë ne”.
Ai shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen Gashi dhe të afërmit e tyre.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për aksidentin e rëndë që ndodhi në Çubrel të Skenderajt, ku humbën jetën tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja. Kjo është një humbje e madhe për qytetin tonë dhe një moment pikëllimi të thellë për të gjithë ne. Në këto çaste të vështira, i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, të afërmve dhe miqve të tyre. Peja dhe gjithë qytetarët e saj janë pranë jush në këto momente të rënda”, ka shkruar ai.
Për aksidentin e rëndë ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërkaq të lënduarve shërim sa më të shpejtë.
“Lajmi për aksidentin e trafikut ku 3 persona humbën jetën në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë na jep dhimbje të madhe. Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë ngjarje trishtuese, duke iu drejtuar familjarëve të viktimave e duke shpresuar që të kenë forcën për ta përballuar humbjen e tyre. Njëkohësisht, uroj shërimin sa më të lehtë dhe sa më të shpejtë për 5 të lënduarit e këtij aksidenti,” ka thënë Kurti.
Ai shtoi se autoritetet përkatëse janë duke punuar për të siguruar një pasqyrë të plotë të rastit dhe bëri thirrje për kujdes të shtuar në trafik.
“Konsideroj se shumë shpejt do të kemi një pasqyrë edhe më të plotë për rastin, ndërkohë që marr shkas për të bërë thirrje për kujdes të përgjithshëm në komunikacionin automobilistik, për të evituar sa më shumë fatkeqësitë”, shkroi Kurti në Facebook.
Edhe Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e tre personave.
“Thellësisht i tronditur me humbjen e tri jetëve në aksidentin në Magjistralen Mitrovicë – Pejë, saktësisht në fshatin Çubrel.
Familjarëve të viktimave, miqve dhe të afërmve të tyre, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Shpirti i tyre u prehtë në paqe!
Të lënduarve të tjerë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ai.
Një mesazhe prekëse ka bërë edhe vëllai i një prej viktimave, i cili ka shprehur dhimbjen e madhe për vdekjen e motrës së tij dhe dhëndrit.
VIDEO BONUS:
https://youtu.be/YSOq2y7qWf4
https://youtu.be/fjhTlnkPxSM
https://youtu.be/9ne32GHnaWI