Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidatët për deputet të LVV-së, Listës Guxo dhe Alternativës, mbajti tubim elektoral në qytetin e Ferizajt, ku kërkuan votën për në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ndërsa duke përshëndetur përfaqësuesit e VLEN-it të pranishëm në këtë tubim si deputetët Adnan Azizi, Bekim Qoku dhe Riad Shaqiri, si dhe ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, ai ftoi edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, që kanë shtetësi të Kosovës, të votojnë LVV-në.
„Më lejoni, të dashur ferizajli, më lejoni që sonte këtu, përveç 110 kandidatëve tanë, secili e secila më mirë se tjetri e tjetra, e të gjithë bashkë, më të mirë që ka parë ndonjëherë Kosova e pavarur, Kosova e çliruar, gjithashtu dua të përshëndes edhe një grup miqsh nga Shkupi, janë t`reja e t`rinj nga Shkupi, por edhe politikanë e zyrtarë, është Besar Durmishi, ministri Ekonomisë dhe deputetët, Adnan Azizi, Rijad Shaqiri dhe Bekim Qoku. Mirë se keni ardhur!
Me këtë rast i ftoj të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, që kanë nënshtetësi të Republikës së Kosovës, që me datën 9 shkurt të vijnë të na bashkohen në votimin historik për fitore rekord dhe në festën e madhe të përbashkët të Lëvizjes Vetëvendosje me partinë Guxon me partinë Alternativa me numrin 118“, deklaroi Kurti, transmeton Tetova News.
VIDEO BONUS:
https://youtu.be/fjhTlnkPxSM
@tetovanews
@tn.lajmelokale