Një zjarr ka rënë në hotelin Grand Kartal në resortin e skive Kartalkaya në Bolu, ku kishte pushues.
TURQI – Ka shkuar në 66 numri i personave të vdekur nga zjarri në hotelin Grand Kartal në vendpushimin e skive Kartalkaya.
Dhjetëra të tjerë janë dërguar në spital.
Zjarri ra në orët e para të ditës së sotme, 21 janar në provincën veriperëndimore Bolu të Turqisë.
Flakët nisën në restorantin e hotelit dhe u përhapën në të gjithë ndërtesën 12-katëshe. Deri më tani, shkaqet mbeten të panjohura, sipas Hurriyet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, kohë kur shumica e turistëve ishin në gjumë, gjë që e vështirësoi edhe më shumë situatën, raportojnë mediat turke.
Sipas guvernatorit të rajonit, Abdulaziz Aydin, në hotel qëndronin 234 persona.
Në video shihen turistët të cilët tentojnë të zbresin nga dritaret duket lidhur çarçafë, ndërsa tjerët bërtasin për ndihmë. Dy persona humbën jetën pasi u hodhën nga lartësia, tha guvernatori.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u informua për incidentin dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.
Kartalkaya Kayak Merkezi’ndeki bir otelde yangın çıktı.
İtfaiye ekiplerinin müdahalesi sürerken ölü ve yaralılar olduğu bildirildi. pic.twitter.com/KZ1HhTXjom
— GazeteVar (@gazetevar) January 21, 2025
Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tundes njoftoi hapjen e një hetimi për zjarrin, duke emëruar gjashtë prokurorë dhe një ekip prej pesë ekspertësh./vizionplus.tv