Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Tajlandë, ku një elefant ka goditur për vdekje një vajzë spanjolle, Blanca Ojanguren García, 22 vjeçe, gjatë një aktiviteti turistik në Qendrën e Kujdesit të Elefanteve Koh Yao.
Ajo po lante kafshën të premten e kaluar, kur elefanti, i ndikuar nga paniku ose stresi, e goditi me forcë, duke i shkaktuar vdekjen. García, studentja e drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Navarrës në Spanjë, ndodhej në Tajlandë si pjesë e një programi shkëmbimi studentor dhe ishte duke udhëtuar me të dashurin e saj, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes.
Ekspertët sugjerojnë se elefanti mund të ketë qenë i stresuar, mund të ketë pasur një reagim të papritur, për shkak të ndërveprimit me turistët jashtë mjedisit të tij natyror. Ky incident ka nxitur diskutime për aktivitetet turistike që përfshijnë kafshë të egra, si larja dhe ushqyerja e elefantëve, të cilat janë kritikuar më parë për shkak të ndikimit të mundshëm në mirëqenien e kafshëve dhe mundësitë për t’i ekspozuar ato ndaj stresit dhe lëndimeve./vizionplus.tv
VIDEO BONUS: