“Artan Grubi dhe Sasho Mijalkov janë “shfaqur” në Vevçan!, kështu mban titullin shkrimi i postuar nga televizioni TV24 në faqen e tyre në internet.
Por shfaqja e tyre është bërë me ironi dhe maska si pjesë e karnevalit që mbahet në këtë komunë fqinje me Strugën. Pra banorë të këtij fshati janë maskuar si Grubi dhe Mijallkov, ku kanë bërë një skenë humori.
Nga ky karnaval nuk mbetën jashtë as të ashtuquajturit administratorë të Bullgarisë, Trump dhe Putin. Vevcanasit treguan krijimtarinë e tyre origjinale në këtë paradë dhe në mënyrë satirike u tallën me ngjarje dhe personazhe nga skena vendase dhe e huaj.
@tn.lajmelokale Традиционалното дефиле под маски на Вевчанскиот карневал 2025 започна денеска, кога двете василичарски друштва „Горна маала“ и „Долна маала“ тргнаа од влезот на селото Вевчани, предводени со зурли и со тапани, зетот, невестата, двата ѓавола, Глупавите Августи… Поранешните министри од ДУИ, Груби, Бесими и Шаќири, како играат фудбал во кабинетот на Груби, како и потрагата по Груби, кој е во бегство, беа најинтересните маски, помеѓу стотината, кои годинава предизвикаа најголемо внимание на Вевчанскиот карневал. ВЕКОВНА ТРАДИЦИЈА: Вевчански карневал 2025 The Carnival of Vevcani, older than 1.400 years, is an interesting mix of paganism and modernism. #Vevčani #Carnival #vevchani #northmacedonia #vevchanicarnival #Вевчанскикарневал ♬ original sound – TN – Lajme Lokale
Në karnavalin e sivjetmë morën pjesë edhe turistë vendas dhe të huaj, të ftuar nga Federata e Qyteteve të Karnavaleve Evropiane, dhe përkundër reshjeve të dendura të borës dhe rrugëve pothuajse të pakalueshme, frekuentimi ishte në nivel të kënaqshëm.
Karnavali i Vevçanit përfundon nesër me djegien e maskave në mes të fshatit, akt që besohet se do të largojë të keqen nga hyrja në Vitin e Ri. Ky karnaval ka një traditë 15-shekullore.
VIDEO BONUS: