Ballina Kronika Ngjarje e rëndë në Tetovë: Babai dyshohet për vrasjen e të birit

Ngjarje e rëndë në Tetovë: Babai dyshohet për vrasjen e të birit

Ngjarje e rëndë në Tetovë: Babai dyshohet për vrasjen e të birit
Ja njoftimi më i ri nga policia e Tetovës

Sot (02.01.2025), rreth orës 18:50, në lagjen Bllok 70 në Tetovë, personi me inicialet S.N.(39 vjeç) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë në kokë të shkaktuara nga armë zjarri.
S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës.

Në dhomën ku ndodhej S.N. është gjetur një pushkë gjuetie. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për zbardhjen e rastit, në koordinim me prokurorin publik, është konstatuar se kemi të bëjmë me vepër penale “vrasje” e kryer më datë 31.12.2024, ku pas një konfrontimi fizik të mëparshëm, personi me inicialet M.N. (65 vjeç) ka vrarë me pushkë gjuetie djalin e tij S.N. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse.