Presidenti amerian Donald Trump, gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, pranoi se nuk ka të mbijetuar nga përplasja e avionit të pasagjerëve të American Airlines me një helikopter ushtarak Black Hawk në Uashington mbrëmjen e djeshme.
“Nuk ka të mbijetuar”, tha ai, duke vënë në dukje se ishte një natë e errët për SHBA-në dhe sigurinë e aviacionit.
“Jemi të tronditur nga tragjedia. Mendimet tona janë me familjet e viktimave që nuk ishin vetëm nga SHBA, por edhe nga vende të tjera. Në kohë si këto nuk ka dallime mes SHBA-së dhe pjesës tjetër të botës”, tha ai.
Edhe pse fillimisht Donald Trump tha se nuk e dinte shkakun e tragjedisë, duke folur vetëm për indikacione, ai më vonë ia atribuoi atë gabimit njerëzor.
Siç tha ai, piloti i helikopterit për një arsye të panjohur bëri të kundërtën e asaj që i tha kulla e kontrollit dhe për arsye që ende nuk dihen, e çoi helikopterin në një kënd dhe lartësi e cila solli përplasjen me avionin.
Sipas presidentit amerikan, piloti kishte aftësinë dhe kushtet për të ndryshuar kursin e helikopterit.
Presidenti amerikan gjithashtu emëroi menjëherë një ekspert të sigurisë së aviacionit për të mbikëqyrur hetimin, ndërsa tha se një javë më parë ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që rikthen nivelet më të larta të sigurisë në aviacion.
Gjatë deklaratave të tij, ai sulmoi hapur edhe ish- sekretarin e Transporteve në administratën e Joe Biden, Peter Butjets./vizionplus.tv
@tetovanews
@tn.lajmelokale