Ballina Bota PAMJET/ Lideri i ri i Sirisë nuk i jep dorën ministres së...

PAMJET/ Lideri i ri i Sirisë nuk i jep dorën ministres së jashtme të Gjermanisë

E pazakontë ishte pritja që ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock pati në Damask nga udhëheqësi “de fakto” i Sirisë, Ahmad al-Sara që njohet edhe si Abu Mohammed al-Jolani. Ai priti këtë të premte shefen e diplomacisë gjerman dhe homologun e saj francez, Jean-Noël Barrot. Kjo është vizita e parë e zyrtarëve evropianë në Siri që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assad.

Al-Sara shtrëngoi dorën me Barrot, por nuk bëri të njëjtën gjë me Baerbock, të cilën e përshëndeti me kokë, pasi ai nuk shtrëngon duart me gratë për arsye parimore. E vetëdijshme për këtë çështje duket se ka qenë edhe vetë ministrja gjermane, e cila nuk u duk e habitur, pasi i mbajti duart e saj të lidhura. Një incident diplomatik midis Sirisë dhe Gjermanisë nuk pati dhe vizita vazhdoi me sa duket normalisht.
Megjithatë mënyra se si lideri i ri i Sirisë u soll me ministren gjermane, për shumë analistë është tregues për mënyrën se si sunduesit aktualë të vendit sillen me gratë.

Të tjerë kujtuan vizitën e Ursula von der Leyen dhe ish-presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, në Turqi. Gjatë asaj vizite, mikpritësi Rexhep Taip Erdogan, kishte përcaktuar dy karrige dhe një divan.

Turkey blames EU in 'sofagate' diplomatic spat

Michel u ul në një nga dy karriget ndërsa Ursula von der Leyen u shtang dhe qëndroi për një moment. Në fund ajo u ul në divan, mjaft larg dy burrave. Ky gjest shkaktoi reagime në Bashkimin Evropian, pasi u gjykua si fyerje ndaj presidentes së Komisionit dhe grave që mbajnë poste drejtuese.

Von der Leyen on Sofagate: 'It happened because I am a woman' – POLITICO

Disa folën për një incident diplomatik, të tjerë argumentuan se kjo ishte një ulje të qëllimshme aty për von der Leyen, e cila nuk u trajtua në mënyrë të barabartë. Charles Michel shprehu keqardhjen e tij për incidentin më vonë. Turqia, megjithatë, pohoi se ulëset ishin vendosur në bazë të protokollit që i ishte dhënë. ©LAPSI.al