Fluturimet e para me emigrantë që kanë hyrë ilegalisht në territorin amerikan dhe tani po deportohen nga administrata Trump kanë filluar, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.
Carolyn Leavitt publikoi në llogarinë e saj X imazhe të emigrantëve që hipnin në një avion ushtarak.
Ata kanë një zinxhir rreth belit dhe duart e tyre janë gjithashtu të lidhura, siç ndodh zakonisht në këto fluturime.
Ata shoqërohen nga personeli ushtarak për t’u ngjitur në avion.
Deportation flights have begun.
President Trump is sending a strong and clear message to the entire world: if you illegally enter the United States of America, you will face severe consequences. pic.twitter.com/CTlG8MRcY1
— Karoline Leavitt (@PressSec) January 24, 2025
“Fluturimet e dëbimit kanë filluar ”, shkroi ajo në një postim në X, duke shtuar: “ Presidenti Trump po i dërgon një mesazh të fortë dhe të qartë botës: Nëse hyni ilegalisht në SHBA , do të përballeni me pasoja të rënda”.
Përdorimi i avionëve ushtarakë është një “risi” e administratës Trump.
Nuk dihet se nga ishin këta emigrantë, por besohet se janë persona që kanë hyrë së fundmi në SHBA dhe janë kapur nga Patrulla e Kufirit.
Fluturimet e para u zhvilluan të enjten pasdite, tha një zyrtar i Sigurisë Kombëtare për CNN. Nga Guatemala u dëbuan 75-80 persona./vizionplus.tv