Ballina Bota Tragjedia në Turqi, shkon në 76 numri i viktimave (VIDEO+FOTO)

Tragjedia në Turqi, shkon në 76 numri i viktimave (VIDEO+FOTO)

VIDEO BONUS: Zgjedhjet në Kosovë

Numri i të vdekurve nga zjarri në resortin e skive Kartalkaya në provincën Bolu në Turqinë veriore është rritur dhe ka shkuar në 76 , tha ministri i brendshëm turk Ali Gerlikaya.

Raporti i mëparshëm i viktimave fliste për 66 të vdekur dhe 51 të plagosur.

Ministri i Brendshëm tha gjithashtu se nëntë persona janë arrestuar në lidhje me zjarrin. Mes të arrestuarve është edhe pronari i resortit.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shpalli më herët ditë zie kombëtare. Në deklaratat e tij pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, në Ankara, ai tha se ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ për shkaqet e zjarrit.

Ai tha se për mbarëvajtjen e hetimeve janë caktuar gjashtë prokurorë, dy inspektorë të Administratës Publike, katër inspektorë të Ministrisë së Punës dhe një komision prej pesë anëtarësh ekspertësh.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe katër ministra të qeverisë.

VIDEO BONUS: