Një 33-vjeçare nga Sudeniçani i Shkupit ka ndërruar jetë në Medine të Arabisë Saudite ku kishte shkuar për të kryer Umren, vizitë në vendet e shenjta. Emri i saj është Gjulsere Jakupi Mehmeti dhe ka lënë të pikëlluar bashkëshortin Ali Memetin dhe vajzën e vogël Inaren.
Lajmin për varrimin e saj e ka bërë drejtpërdrejt nga Medina Hasan Rexhepi:
Sprovë shumë e madhe për familjen, por edhe një krenari që rallë kush mund ta fiton, të ia dorëzosh emanetin Allahut në qytetin e Resulullahut ﷺ, në varezat ku janë 10 të përgëzuarit me Xhennet, ku janë mijëra shokë të Muhamedit ﷺ, ku janë të varosuar gratë e Resulullahut ﷺ….
Kush vdes në Medine dhe varroset në Varrezat Bekije, do të jenë nga të parët që do ta fitojnë ndërmjetësimin e Muhamedit për të hyrë në Xhennet.
Allahu ia shtofte n’veçanti sabrin bashkeshortit te saj Ali Memetit dhe vajzës se saj bukuroshes Inares, ka shkruar nga Medine Hasan Rexhepi.