Ballina Kronika VIDEO/Doli natën fshehtas prindërve/ Humb jetën në aksident 13-vjeçarja shqiptare në Itali

VIDEO/Doli natën fshehtas prindërve/ Humb jetën në aksident 13-vjeçarja shqiptare në Itali

VIDEO BONUS: Zgjedhjet në Kosovë

Jennifer Alcani (Xhenifer Alkani) ishte vetëm 13 vjeç. Mbrëmjen e së enjtes, së 9 janarit, ajo u largua nga shtëpia pa dijeninë e prindërve të saj, për të kaluar mbrëmjen në McDonald’s me dy miq më të mëdhenj. Në orën 5 të mëngjesit të së premtes, nëna, e cila nuk dinte asgjë dhe mendonte se vajza po flinte në dhomën e saj të gjumit, mori telefonatën që asnjë prind nuk do të dëshironte ta kishte, atë të policisë: “Vajza juaj është në spital pasi ka bërë aksident në Abbadia Lariana”.

Corriere” shkruan se Jennifer ndërroi jetë më 16 janar në spitalin Manzoni (Manxoni) në Lecco (Leko), pas 6 ditësh agonie, pa iu rikthyer asnjëherë vetëdija. Të enjten pasdite, mjekët u detyruan të hiqnin dorë. Ajo u dërgua në spital menjëherë pas përplasjes. Gjendja e saj ishte shfaqur menjëherë dëshpëruese. Gjatë gjithë javës miqtë e saj, edhe pse nuk e shihnin dot, ishin mbledhur para spitalit, nën dritaren e saj.

 

Miqtë e saj e thërrisnin Xheni. Babai ishte me origjinë shqiptare, por ajo jetonte në Pescarenico (Peskareniko) me nënën e saj. Mëngjesin e së premtes së 10 janarit ajo po udhëtonte me një BMW Seria 1, të drejtuar nga një mik 22-vjeçar. Makina nuk ishte e tij, por e një shoku të tij 19 vjeç nga Malgrate, i cili xhironte një video për në TikTok.

Jennifer Alcani, morta a 13 anni nello schianto in auto a 150 km/h e dopo il video su TikTok: cosa può fare il Nuovo nodice della strada contro tragedie simili? - MOW - Mowmag.com

Ai nuk ishte duke drejtuar makinën sepse ende nuk ka arritur të marrë lejen e drejtimit. Ka dështuar disa herë në provim. Ata e kishin kaluar mbrëmjen së bashku dhe dy djemtë kishin pirë shumë. Në makinë u gjetën shishe me alkool.

Xheni po flinte në sediljen e pasme. Videoja më poshtë e xhiruar nga të rinjtë ka fiksuar momentet e fundit të udhëtimit të çmendur nëpër një tunel. 19-vjeçari filmon shokun e tij në timon, me muzikën në volum të lartë.

Aksidenti ndodhi pak para orës 5 të mëngjesit në hyrje të tunelit. Makina që po udhëtonte me mbi 150 kilometra në orë, humbi kontrollin kur doli nga një gjysmë kthese dhe më pas u përplas me një parapet betoni. Por teksa dy të rinjtë shpëtuan me plagë të lehta, Xheni, e cila flinte në sediljen e pasme, madje me rripin e sigurimit të vënë, nuk u zgjua më. Trauma që kishte pësuar në kokë e kaloi në koma të pakthyeshme.

Schianto di Abbadia: nulla da fare per la 13enne, indagato il conducente - Leccoonline

Shoferi 22-vjeçar, i hetuar fillimisht për plagosje të rënda në rrugë, tashmë akuzohet për vrasje në rrugë. Për më tepër, pas përplasjes, ai dyshohet se u përpoq të ikte nga dhoma e urgjencës, pasi ishte praktikisht i padëmtuar për të shmangur testin e alkoolit. Xheni ishte regjistruar në vitin e parë të shkollës së mesme në Stoppani në Lecco. Ajo do të kishte mbushur 14 vjeç në prill. Varrimi do të bëhet të shtunën në orën 15:30 në Bazilikën e San Nicolò në Lecco. ©LAPSI.al