Gjatë një lidhjeje live me një emision në CBS News Chicago, situata ka marrë një kthesë shumë interesante dhe emocionuese për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Gjatë intervistës, gazetari i programit, i cili ishte gjithashtu shqiptar, e nisi bisedën me Duan duke e përshëndetur në shqip.
“Përshëndetje, motra ime shqiptare,” i tha ajo këngëtares, e cila më pas e vazhdoi bisedën në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke përdorur edhe disa fjalë në shqip. Biseda e tyre u shoqërua me një ndjenjë krenarie dhe afërsie për kulturën shqiptare.
Një pjesë nga biseda:
@tn.lajmelokaleVIDEO/ “Motra ime shqiptare”, gazetarja në Chicago i flet shqip Dua Lipës, momenti viral♬ original sound TN – Lajme Lokale
Gazetarja: “Motra ime shqiptare, si je motër, si kalon?”
Dua Lipa: “Përshëndetje.”
Gazetarja: “Si shkon?”
Dua Lipa: “Mirë, faleminderit, ju si jeni?”
Gazetarja: “Unë jam shumë mirë. Unë jam gazetare e CBS News në Chicago dhe e praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare sikurse ju.”
Dua Lipa: “E mahnitshme. Jam shumë e lumtur që po flas me ty.”
Gazetarja: “Jam shumë krenare që je shqiptare. Dua të them, herën tjetër kur të jesh në Chicago do të mbledh grupin me vajzat shqiptare, do të jesh ti, unë, Rita Ora dhe Bebe Rexha.”
Dua Lipa: “Tingëllon bukur.”
Ky moment tregon se, pavarësisht suksesit ndërkombëtar, Dua Lipa vazhdon të mbajë lidhje të forta me rrënjët e saj dhe e ndjen krenarinë për kulturën shqiptare.
VIDEO BONUS:
https://youtu.be/YSOq2y7qWf4
https://youtu.be/fjhTlnkPxSM
https://youtu.be/9ne32GHnaWI