Ballina Kronika Festa që u kthye në tragjedi! Shkoi me të fejuarin në Pogradec...

Festa që u kthye në tragjedi! Shkoi me të fejuarin në Pogradec për Shën Valentin, por vdiq në aksident, kush është studentja 20-vjeçare! Viktima ishte vajzë e vetme (VIDEO)

Festa që u kthye në tragjedi! Një çift të fejuarish janë përfshirë në një aksident tragjik mëngjesin e sotëm në aksin Përrenjas-Librazhd pak pas mesnatës (15 Shkurt).

Mësohet se 20-vjeçarja Megi Xhetani, e cila kishte shkuar për të drekuar për Shën Valentin në Pogradec së bashku me të fejuarin e saj, 33-vjeçarin Zef Sinani, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Mjeti ku udhëtonin viktima dhe Zef Sinani u përplas me një kamion me targa nga Shkupi, teksa po ktheheshin në shtëpi, aksident që rezulton fatal për vajzën.

Raportohet se Megi Xhetani dhe 33-vjeçari ishin fejuar 3 muaj më parë. Çifti jetonin në qytetin e Mamurrasit, ndërsa 20-vjeçarja ishte vajzë e vetme dhe studionte në Universitetin e Tiranës.

33-vjeçari Zef Sinani mbeti i plagosur rëndë në aksident dhe ka marrë dëmtime të shumta.

I riu u dërgua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Por, për shkak të gjendjes u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas policisë shkak i aksidentit, sipas hetimit paraprak, ka qenë humbja e kotrollit të drejtimit të lëvizjes së Benz-it, ku udhëtonte Zef Sinani së bashku me të fejuarën e tij.

“U arrestua Z. S., 33 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti që ai drejtonte është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. A., 35 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi Z. S., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

VIDEO BONUS: Kronika
@tetovanews
@tn.lajmelokale