Ballina Aktualitet LAJM I TRISHTË NGA RAJONI I MALIT TË THATË: Ndahet nga jeta...

LAJM I TRISHTË NGA RAJONI I MALIT TË THATË: Ndahet nga jeta mësuesi Mevlon Zeqiri (01.10.1963 – 18.02.2025)

Një lajm i trishtë vjen nga Çifliku i Tetovës. Është ndarë nga jeta Mevlon Zeqiri (01.10.1963 – 18.02.2025), arsimtar i grupit klasor në shkollën e fshatit Sallarevë. Lajmin e ka bërë të ditur drejtoria e shkollës ku ka punuar. Varrimi do të bëhet nesër me datë 19.02.2025, pas namazit të drekës, në varrezat e fshatit Çiflik, transmeton Tetova News.

Lajm Pikëllimi

Me dhimbje të thellë njoftojmë kolegët, miqtë, shokët dhe më gjerë se para pak çasteve u nda nga jeta z.Mevlon Zeqiri, mësimdhënës i grupit klasor në shkollën tonë. Fjalët janë të pakta për ta përshkruar personalitetin e tij, ishte fati dhe krenaria jonë të jemi familjarë dhe të afërm me mësimdhënësin, i cili njihej për edukatën e lartë, urtësinë e madhe, i drejtë dhe i sinqertë për të gjithë, intelektual i përkryer dhe ne patëm shumë çka mësojmë mga ai.

Do ngeleni gjithmonë i paharruar në kujtesën tonë si njeriu më i mirë që kemi njohur deri tash. Pusho i qetë në dheun e vendlindjes, Zoti ju shpërbleftë me të mirat e tij!

Varrimi do të bëhet nesër me datë 19.02.2025, pas namazit të drekës.

Drejtoria e SHFK.”Hasan Tahsini” f.Rogle Komuna e Zhelinës.

VIDEO BONUS:

VIDEO BONUS: Kronika
@tetovanews
@tn.lajmelokale