Ballina Kronika U jepet lamtumira tre të miturve që humbën jetën pas shembjes së...

U jepet lamtumira tre të miturve që humbën jetën pas shembjes së objektit në Jabllanicë

VIDEO BONUS: Zgjedhjet në Kosovë

Ditën e sotme në Jabllanicë të Gjakovës iu dha lamtumira tre fëmijëve që humbën jetën më 1 shkurt si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë qindra qytetarë, në mesin e tyre edhe shokë të shkollës të viktimave.

Një nga shokët e klasës së dy prej viktimave tha gjatë ceremonisë së varrimit se lajmi për humbjen e shokëve i ka tronditur të gjithë pa masë, “duke lënë një boshllëk të madh në klasë e në jetën tonë”.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, u shpreh se kjo ishte një ditë e rëndë për të gjithë.

Sipas autoriteteve, objekti është shembur në rrethana ende të panjohura, ndërkaq tre djemtë, dy të moshës 15-vjeçare dhe tjetri 13 vjeç, ishin brenda kur janë zënë nga pllaka.

Nga Policia kanë thënë se objekti i shembur ka qenë një ndërtesë e vjetër, e pabanuar, e mbetur pas luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Familjari i viktimave, Përparim Ademaj, tha për mediat lokale më 2 shkurt se të rinjtë kanë dalë disa orë para incidentit për të luajtur së bashku, ndërsa familjarët e kanë zbuluar se ata kanë qenë në objektin e rrënuar nga dridhjet e telefonave.

Sipas tij, kamerat e shtëpive në afërsi tregojnë se objekti i pabanuar është shembur rreth orës 16:35 të shtunën, ndërsa trupat e viktimave janë gjetur pas gati gjashtë orëve.

“Policia, ambulancat, zjarrfikësit kanë ardhur shumë shpejt. I kemi gjetur pa shenja jete”, ka deklaruar Ademaj.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se ka nisur hetimet për këtë ngjarje, teksa figura politike, përfshirë presidenten, kryeministrin dhe kryeparlamentarin kanë shprehur pikëllim për këtë ngjarje dhe kanë kërkuar që ai të zbardhet.

VIDEO BONUS: Kronika
@tetovanews
@tn.lajmelokale