Policia e Kosovës ka njoftuar më 12.02.2025 për arrestimin e një të dyshuari në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit I.I., që ka ndodhur sot në Skenderaj.
Sipas Policisë, në cilësi të të dyshuarit është arrestuar i dyshuari H.I.,62-vjeçar të cilit i janë konisfkuar tri armë-revole, ndërsa në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.Sipas Policisë, nga veprimet e deritanishme hetimore është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, një karikator me 30 fishekë e gjithashtu edhe 15 fishekë të një kalibri tjetër.Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve së bashku me prokurorin e shtetit po vijojnë hetimet për arrestimin edhe të një personi tjetër të dyshuar si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi në Skenderaj më 12.02.2025.
Sipas Prokurorisë, rasti është kualifikuar si “vrasje e rëndë” dhe të dyshuar janë dy persona.“Prokurori i departamentit për krime të rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Për ketë rast që është kualifikuar si vrasje e rëndë janë te dyshuar dy persona. Dihet identiteti i tyre por ende nuk janë kapur nga drejtësia. Kemi një person të vrarë dhe tash duhet të hetohen rrethanat, motivi dhe gjithçka që ka çuar në vrasje tragjike”- tha për Kallxo.com, Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një lokal në Skenderaj, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë një person ka mbetur i vrarë, raporton Gazeta Sinjali.
Siç ka raportuar Sinjali, viktima e këtij rasti është 42-vjeçari Ismet Ibishi, ndërkaq personi që dyshohet se e kreu vrasjen është Hisni Ibishi.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se i dyshuari ndodhet akoma në arrati.
“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/
@tetovanews
@tn.lajmelokale