Ballina Top Lajm Akull i madh në rrugë, përmbyset autobusi në Aksaray të Turqisë: 20...

Akull i madh në rrugë, përmbyset autobusi në Aksaray të Turqisë: 20 të plagosur

20 persona mbetën të plagosur në aksidentin në Aksaray, ku një autobus pasagjerësh u përmbys pasi drejtuesi i mjetit humbi kontrollin në rrugën e rrëshqitshme për shkak të akullit.

Aksidenti i frikshëm ka ndodhur në afërsi të qytetit Eşmekaya në autostradën Aksaray-Konya. Autobusi i pasagjerëve me numër 46 AIZ 037, i drejtuar nga Mustafa Akbaba, i cili udhëtonte nga Marmaris për në Van, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugën e rrëshqitshme për shkak të akullit.

Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur 20 nga 31 personat në autobus, mes tyre 28 pasagjerë, 1 asistent dhe 2 drejtues mjeti. Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur policia, xhandarmëria, AFAD, zjarrfikësja dhe ekipet mjekësore.

20 persona të lënduar u dërguan me ambulanca në spitalin e Aksaray-t

Guvernatori i Aksarajit, Mehmet Ali Kumbuzoglu, bëri një deklaratë në Qendrën e Koordinimit të Krizave pas aksidentit të autobusit të pasagjerëve. Guvernatori Kumbuzoglu deklaroi se puna u krye me 160 personel për shkak të borës dhe stuhisë dhe tha:

*Për shkak të dëborës dhe stuhisë së përjetuar në provincën tonë më 19 mars 2025, autostrada Nevşehir-Aksaray dhe autostrada Aksaray-Ankara u mbyllën për qarkullim në të dy drejtimet rreth orës 20:00 për të mos pësuar qytetarët tanë.

*Megjithatë, me marrjen e informacionit se ka qytetarë të cilët ishin nisur për të prishur agjërimin gjatë Ramazanit dhe ishin bllokuar në rrugë, autostradat tona, administrata speciale provinciale dhe ekipet e shoqatës së shoferëve vazhdojnë intensivisht për të shpëtuar qytetarët e bllokuar.

*Edhe pse gjendja aktuale na e vështirëson punën, ne po mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët tanë në bashkëpunim me të gjitha ekipet tona.

*Në këtë luftë, Administrata Speciale Provinciale Aksaray, Drejtoria Provinciale AFAD, ekipet tona të Autostradave dhe Drejtorisë Provinciale të Shëndetit vazhdojnë kërkimin dhe shpëtimin, hapjen e rrugëve dhe përpjekjet shëndetësore në terren me gjithsej 160 personel dhe 70 automjete.

*31 qytetarë u shpëtuan kur autobusi i pasagjerëve që udhëtonte nga Marmaris në Van u përmbys rreth orës 22:45 në zonën Eskil Eşmekaya të Aksaray për shkak të stuhisë së borës dhe akullit. Nuk kemi humbje jete.

*20 pasagjerë kanë mbetur të plagosur lehtë dhe trajtimi i tyre vazhdon në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit, ndërsa 11 shtetasit e mbetur janë akomoduar në hotele në lagjen Eskil. Si pasojë e rrëshqitjes së kamionit dhe bllokimit të rrugës në kilometrin e 22-të të rrugës Nevşehir-Aksaray, është formuar një kolonë e gjatë mjetesh.

*Me 21 personel dhe 15 automjete arritëm tek qytetarët tanë të bllokuar dhe përpjekjet tona për evakuim vazhdojnë. Me qëllim që qytetarët tanë të mos humbasin jetën dhe pasurinë e tyre, ju lutemi që të mos niseni derisa të jepet një paralajmërim i dytë nga Guvernatoria jonë.

“Nuk e kuptova se çfarë ndodhi”
Nesim Çelik, një nga pasagjerët e plagosur në aksident, deklaroi se do të shkonte në Ağri dhe tha: “Nuk arrij ta kuptoj nëse aksidenti është shkaktuar nga akulli apo nga stuhia”. foli ai.