Ballina Aktualitet Komuna e Tetovës ndan 1.200.000 denarë për familjarët e viktimave dhe të...

Komuna e Tetovës ndan 1.200.000 denarë për familjarët e viktimave dhe të të lënduarëve të tragjedisë në Koçan

Këshilli i Komunës së Tetovës sot, në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt online, miratoi Propozim-Vendimin për dhënien e ndihmës financiare për familjet e viktimave dhe të të lënduarve në zjarrin që ndodhi më 16 mars 2025 në Koçan. Si akt solidariteti dhe ngushëllimi, me këtë vendim, Komuna e Tetovës do të ndajë 1.200.000 denarë.

Ndihma financiare nuk është vetëm një mbështetje materiale, por edhe një kujtesë për rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë. Sepse, më shumë se vlerat materiale, ky akt përçon një mesazh shprese dhe humanizmi, duke dëshmuar se së bashku mund të kapërcejmë çdo sfidë.