Ballina Sport Kosova nuk fal në “Fadil Vokrri”, dardanët mposhin Islandën dhe i afrohen...

Kosova nuk fal në “Fadil Vokrri”, dardanët mposhin Islandën dhe i afrohen Ligës B

Kosova ka fituar përballë Islandës ndeshjen e parë “play-off” të Nations League, ku po luftohet për një vend në Ligën B. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi 2-1 në favor të dardanëve.

Këta të fundit gjetën rrugën e rrjetës me anë të Lumbardh Dellovës në minutën e 19-të. Por vetëm pas 3 minutave, islandezët barazuar shifrat me Oskarsson. Për golin e fitores, mendoi Rexhbecaj, i cili shënoi në minutën e 58-të.

Një fitore tepër e rendësishme për Kosovën, të cilët afrohen më shumë me ngjitjen në Ligën B. Në krahun tjetë, Islanda deri më tani bie në Ligën C, por janë edhe 90 minuta për t’u luajtur.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit në Islandë, do të luhet më 23 mars.