Kosova duhet të mbrojë fitoren në duelin e parë të play-off-it të Ligës së Kombeve kundër Islandës për të shkruar historinë duke u ngjitur në Ligën B.
Suksesi 2 me 1 në Prishtinë 3 ditë më parë ishte i rëndësishëm, sepse i jep një avantazh jo të vogël dardaneve, duke u kombinuar me faktin që takimi i kthimit nuk luhet në Islandë, por në Mursia të Spanjës, në orën 18:00.
Në raport me takimin e parë luajtur në Fadil Vokrri, skuadra e trajnerit Franko Foda do të ketë dy mungesa, Rrudhani dhe portieri Arijanet Muriqi, pa lënë anash edhe lojtarët që nuk u grumbulluan fare për shkak të dëmtimeve, ndërsa spikat më së shumti Edon Zhegrova. Tekniku i Kosovës tha se shanset në këtë duel janë 50 me 50.
“Siç e kam thënë edhe më herët, do të jetë një përballje ku gjasat janë 50 me 50. Kjo u dëshmua edhe në ndeshjen e parë, e cila nuk kishte diferenca të mëdha, ku edhe Islanda kishte mundësi të shënonte në disa situata, por edhe ne kishim mundësi të mira për të shënuar për 3:1. Dhe ndonëse po e zhvillojmë një ndeshje si mysafirë, ne prapë do të mundohemi ta luajmë lojën tonë, të kemi raste dhe të provojmë të shënojmë gola”, tha Franko Foda, trajner i Kosovës.
Golat në Prishtinë në suksesin 2 me 1 u shënuan nga Dellova dhe Rexhbeaj, por forca e Kosovës, veçanërisht, janë eksperienca në mbrojtje e dyshes Amir Rrahmani dhe Megrim Vojvoda, si dhe cilësia përpara e dyshes Rashica dhe Vedat Muriqi.
Suksesi dardaneve ka dy rezultate në favor për të kapërcyer nga Liga C në Ligën B: barazimi ose fitorja. Humbja me një gol diferencë do ta çonte sfidën në shtesë dhe pse jo tek penalltitë.
@tetovanews
@tn.lajmelokale