Përmes Forumit Austriako-Maqedonas për Mjedis Jetësor, Komuna e Tetovës dhe kompania slloveno-austriake Saubermacher kanë shënuar një vjetorin e operimit të kësaj kompanie në menaxhimin e mbeturinave në Tetovë.
Përmes një postimi në facebook, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar për aktivitetin:
♻️Sot me kënaqësi mora pjesë në Forumin për Mjedis Jetësorë organizuar nga Saubermacher e cila njëkohësisht festoi njëvjetorin e veprimit në Maqedoni të Veriut më konkretisht në qytetin tonë. ☺️Sot, krenohemi për situatën në të cilën ndodhemi, sepse nga një Tetovë të mbuluar me mbeturina, sot kemi një qytet të pastër, një vetëdijësim qytetar dhe me mbi 100 punësime të reja. Me një punë të përbashkët sot kemi më shumë rend dhe siguri, pastërti, më shumë kontejnerë e kamionë, sepse ne u zotuam dhe i’a dolëm, që qyteti ynë të jetë i pastër dhe i denjë për jetesë.
Bashkërisht mund të arrijmë gjëra të mëdha. Tetova për çdo ditë po ndryshon, sepse fjalët tona janë vet punët e përditshme në zhvillimin e qytetit tonë!
Përmes Forumit Austriako-Maqedonas për Mjedis Jetësor, Komuna e Tetovës dhe kompania slloveno-austriake Saubermacher kanë shënuar një vjetorin e operimit të kësaj kompanie në menaxhimin e mbeturinave në Tetovë. Palët shprehen të kënaqura me progresin, megjithatë ende mbetet shumë punë për tu bërë. Problem mbetet mospagesa e faturave nga një numër i qytetarëve , të cilët kanë marrë edhe vërejtje përmes noterit për pagesë të detyrueshme, shkruan Portalb.mk.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se sot Tetova është dukshëm më e pastër.
“Jam shumë i kënaqur sepse një vit pas nënshkrimit të kontratës dhe operimit të Saubermacher në Tetovë nuk flasim për punëtorë pa rroga, pa kushte, nuk flasim për deponi e cila nuk servisohej dhe paguhej rregullisht”, tha Kasami.
Drejtuesi i Saubermacher Hans Roth e konsideroi si të suksesshëm bashkëpunimin me Komunën e Tetovës.
“Para një viti kur ishim në sheshin e Tetovës, ne thamë që kjo do të jetë nismë shumë e vështirë për ne. atëherë thash po do të kemi sukses dhe ja tani pas një viti jemi këtu ku jemi”, tha Roth.
Megjithatë, problem mbetet mospagesa e faturave nga një numër i qytetarëve.
Sipas kreut të Tetovës kjo ndodh sepse në të kaluarën qytetarët janë mësuar të mos paguajnë.
“Një pjesë e qytetarëve ankohen për pagesën e faturave të cilët edhe pse e dinë që duhet të paguajnë çdo shërbim që marrin, ata për shkak të përvojës në të kaluarën që nuk kanë paguar faturat, mendojnë se edhe më tutje mund të ndodhë një gjë e tillë, dhe besoj se edhe kjo pjesë e vogël e qytetarëve duhet të binden se nuk ka shërbim që nuk ka koston e vet, prandaj tani më nuk jemi në fazën e ankesave, jemi në fazën e zgjidhjes së problemit”, tha Kasami.
Sipas Hans Roth norma e pagesës së faturave varion çdo muaj, ku sipas tij deri tani është 65%.
“Numri i vërejtjeve që ua dërgojmë amvisërive është shumë i vogël nga 20 mijë amvisëri që kemi. Në fillim kur erdhëm përqindja e pagesave ishte rreth 25%, por është rritur në vazhdimësi, ndërsa bashkëpunëtorët i kanë marrë pagesat në kohë”, tha Roth.
I pyetur për vërejtjet për pagesë të detyrueshme të cilat i lëshon ndërmarrja që shkojnë në noter, ai tha se në fillim kanë pasur problem me adresat.
“Në fillim problemi ishte që ne nuk kishim adresa të sakta, për shkak të mungesës së adresave të sakta i dërgonim në noter, por tani gjithnjë e më tepër po përmirësohet kjo gjë dhe po fitojmë adresa të sakta të qytetarëve”, tha Roth, i cili shtoi se në 2-4 mijë familje kanë trokitur në dyert e tyre për tu dorëzuar faturat.
Ndërkaq për vërejtjet përmes notarit Kasami tha se edhe ky problem është duke u zgjidhur.
“Nuk mund të ketë pagesë përmes noterit me forcë nëse dokumentet, procedurat paraprake nuk kanë qenë konform ligjit, këtu qytetarët duhet të jenë komod. Por nëse qytetari ka refuzuar të pranojë faturën duke menduar se si më herët nuk do ta paguajë të njëjtën, atëherë kur ka ardhur deri te noteri e ka kuptuar se puna është serioze, prandaj sot reagojnë qytetarët kur u ka shkuar urdhëresa nga noteri për pagesë të së njëjtës, kur i ka shkuar vërejtja se duhet ti paguajë faturat nuk i kanë marrë seriozisht sepse edhe në të kaluarën ndërmarrja komunale ka dërguar vërejtje dhe këto vërejtje kanë mbaruar në koshin e mbeturinave. Kur sot ky proces vazhdon në fazën e noterit dhe do të vazhdojë në fazën e përmbarimit, qytetarët e kuptojnë se nuk është situata si ka qenë më herët”, sqaroi Kasami.
Nga kompania Saubermacher edhe paraprakisht për Portalb.mk sqaruan se para se te nisen procedurat e arkëimit të detyruar (procedura permbarimore) kanë dërguar disa shkresa në mediat lokale për të njoftuar qytetarët që të raportojnë dhe të bëjnë pagesë të rregullt të faturave në mënyrë që të evitohen shpenzimet shtesë të panevojshme.
“Procedura iniciohet me kërkesë të avokatit të autorizuar nga ne deri te noteri. Nga noteri përpilohet vendim për pagesë të borxhit për shërbimet komunale (për momentin faturat e akumuluara/jo të paguara nga muaji shkurt 2024 deri në muajin gusht 2024) si dhe shpenzimet e avokatit dhe noterit. Nëse pas marrjes së vendimit të noterit në afatin e paraparë përsëri nuk paguhet borxhi, ose nuk dorëzohet parashtresë, vendimi bëhet i plotfuqishëm dhe dërgohet në përmbarues. Pra, për të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve komunale të cilët nuk kanë paguar faturat për periudhën shkurt-gusht 2024 është iniciuar procedurë”, thanë nga Saubermacher.
Gjykata e Tetovës për Portalb.mk informoi se janë regjistruar disa lëndë.
“Në Gjykatën Themelore Tetovë duke filluar nga data 11.-2.2-25 janë regjistruar 10 lëndë të Kompanisë Saubrmacher dhe të njëjtat janë në proces”, informoi Gjykata e Tetovës.
Por nga Saubarmacher thanë se nuk e dinë se për cilat lëndë bëhet fjalë.
“Nuk kemi informate se çfarë lëndësh janë të evidentuara në gjykatë. Deri në momentin që gjykata të lëshon ftesë/njoftim deri te avokati ynë i autorizuar dhe të cakton seancë, nuk mund të kemin detaje se për çfarë bëhet fjalë”
Kujtojmë që Komuna e Tetovës me 10 nëntor 2023 nënshkroi marrëveshje për partneritet publiko-privat me kompaninë sllovene të grupacionit “Saubermaher” menaxhimin e mbeturinave në Tetovë.
@tetovanews
@tn.lajmelokale