Ballina Aktualitet E VËRTETA E MONOPOLIT, Kasami: Të gjithë ata që manipuluan dhe u...

E VËRTETA E MONOPOLIT, Kasami: Të gjithë ata që manipuluan dhe u munduan fajin e dikuj tjetër ta hedhin tek ne, e kanë gabim (VIDEO)

Toka e shitur tek monopoli i Tetovës me një sipërfaqe prej 6.000 metrash katror e cila sipas reagimeve, është shitur nën çmimin e duhur, nuk është vendim i përbërjes së tanishme të komunës, por zanafilla e saj është që në vitin 2014 ka deklaruar në brifingun e sotëm me gazetarët, kreu i komunës Bilall Kasami. Ai më tej shtoi se kjo tokë, është vetëm njëra nga tokat që dihen ndërsa toka të këtilla me çmim prej 1 euro metër katrori janë shitur shumë. Kasami tha se shembulli më i keq i shitjes së tokës së shtetit, ka qenë ai i Shik Jellakut, shitje kjo të cilën përbërja aktuale e komunës nuk e lejoi.

“Si rasti i Monopolit kanë qenë disa hapësira publike, siç është rasti i Teteksit, Shik Jellakut, Monopolit, Interprometit e tjerë. Këto hapësira publike në bazë të vendimit të Qeverisë për privatizim, janë shitur me çmime simbolike në krahasim me çmimin e tregut. Ka qenë një proces i përcaktuar shumë më herrët dhe për të komuna e Tetovës nuk ka pasur mundësi të veproj ndryshe. Aty ku kemi pas mundësi ta ndalojmë uzurpimin e pronës publike e kemi ndalur dhe e dini që, tek shik jellaku me ardhjen tonë e pezulluam dhe e kthyem procesin nga fillimi. E kam këtu vendimin e privatizimit dhe është realizuar në vitin 2014”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës. /Alsat.mk

Kasami: Taravari ka mohuar se është takuar me Ahmetin, ASH do të vendosë nëse do të shkojë vetë apo me koalicionin në zgjedhjet lokale

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka deklaruar se në takimin fundit që kanë patur liderët e VLEN-it, Arben Taravari ka mohuar se ka është takuar me liderin e BDI-së Ali Ahmeti.
Kasami po ashtu tha se nuk është e vërtetë se ASH ka kërkuar që të ketë 40% të kandidatëve, ndërsa propozimi i tyre ka qenë që të garojnë veçmas me lista për këshilltarë.
“Në fillim kërkesa ka qenë që gjithë partitë të shkojnë veçmas në listat për këshilltarë, por kur u prezantua qëndrimi i gjithë subjekteve tjera, se ne jemi të dakordësuar që të shkojmë bashkë ashtu siç kemi shkuar në zgjedhjet lokale, edhe për kryetarë komune edhe për kandidatët për këshilltarë, vazhdojë biseda në drejtim të asaj që Aleanca të jetë pjesë e koalicionit edhe për listat edhe për kandidatët ose do të jetë veçmas, sepse qëndrimi i koalicionit dominon që koalicioni duhet të shkojë bashkë”, ka thënë Kasami.
Ai tha se ASH ka mbetur të vendosë nëse do të shkojë veçmas apo bashkë me subjektet tjera të koalicionit. /SHENJA/