Një incident është regjistruar në Serbi ku një automjet është futur mes turmës së njerëzve dhe ka marrë përpara edhe një protestuese.
Pasi makina ka ecur disa metra me protestuesen mbi kofano, ajo është përplasur në tokë ndërsa të tjerët i kanë shkuar në ndihmë.
Ngjarja ndodhi në lagjen Zharkovo në Beograd, ku makina përplasi turmën që po mblidhej për të shkuar në protesta.
Studentët dhe qytetarët që po niseshin drejt qendrës së Beogradit nga drejtimi i Çukaricës, po mblidheshin në Zharkovo.
Nga incidenti, sipas mediave serbe, kanë mbetur të lënduar 3 persona, ndërsa shoferi i makinës më vonë është identifikuar dhe kapur, sipas disa medieve serbe.
Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Beograd arrestuan menjëherë sulmuesin nga Zharkova, shoferin Ž. M. (50) i cili ka goditur sot tre persona me BMW në lagjen Bele Vode- ka njoftuar policia serbe.
@tetovanews
@tn.lajmelokale