Dje, në ora 17 e 55 minuta, në policinë e Tetovës është raportuar një aksident ku një makinë e tipit „Golf“, e drejtuar nga personi me inicialet E.J. (31 vjeç) nga Çellopeku, ka përplasur një të mitur nga Saraqina. Aksidenti ka ndodhur në rrugën „V.S.Bato“, në afërsi të rrethrrotullimit me rrugën „Vëllezërit Miladinovi“.
Në këtë fatkeqësi, me dëmtime të rënda ka përfunduar i mituri, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, i cili ka kryer të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë./TetovaNews
VIDEO BONUS
@tetovanews
@tn.lajmelokale