Administrata Trump ka vendosur të pezullojë ndihmën e SHBA për Kievin, njoftoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
“Ne po ndalojmë dhe shqyrtojmë ndihmën tonë për t’u siguruar që po kontribuon në një zgjidhje,” tha një zyrtar i administratës Trump për Fox News në kushte anonimiteti.
“Presidenti e ka bërë të qartë se fokusi i tij është te paqja. Ne kemi nevojë që edhe partnerët tanë të angazhohen për arritjen e këtij qëllimi ”, shtoi ai.
Bloomberg dhe Fox News raportuan më herët se pauza do të zgjaste derisa Kievi t’i demonstronte Uashingtonit përkushtimin e tij të mirëbesimit për paqen.
Sipas Bloomberg, të gjitha pajisjet ushtarake amerikane që nuk janë dërguar ende në Ukrainë janë “të ngrira “, duke përfshirë armët aktualisht në tranzit nga ajri ose deti dhe armët në zonat e tranzitit në Poloni./tn