Ballina Aktualitet Tetova në zi, shuhet veprimtari i njohur Xhemil Daci

Tetova në zi, shuhet veprimtari i njohur Xhemil Daci

Një lajmi trishtë u përhap sonte në rrjetet sociale. Ka ndërruar jetë veprimtari i njohur nga Tetova, Xhemil Daci. Lajmin e kanë publikuar familjarët, personat që e kanë njohur dhe Sh.K.A Xheladin Zeqiri

Miq e familjarë,

Me pikëllim ju njohtojmë se sot i pushoi së rrehuri zemra e bashkëshortit, babait, shokut dhe mbi te gjitha humanistit Xhemil Daci. E jetoi jeten ashtu sic ishin kohërat që e sollën në këtë tokë, me furtunë dhe sfida te gjithanshme, por të papërkulur, principiel dhe me dinjitet. Gjithmonë luftoi për të krijuar një vetëdije të lartë humane dhe kombëtare, pa marrë parasysh pasojat. Kontriboi në kauzen shqipëtare në mënyra të ndryshme,gjatë gjithë jetës dhe me zjarr të pashuar. Por mbi të gjitha, u kujdes që unë, Yllza dhe Kanuni të kishim fëmijëri të lumtur dhe kreative. Rrugëtimet e para që i bëmë si fëmije ishin në tregimet e tija piktoreske që cdo natë na fusnin ne gjumë. Rrëfenjëzat e natës gjatë ditës u transformonin në avantura në natyre buzë lumit Shkumbin apo në kodrinat e Sharrit që i donte pa masë. Talenti i tij ne muzikë, oratori, shkrime dhe fotografi lanë gjurme te pashlyeshme për të gjithë ne që patëm rastin ta njohim. Nuk të kemi më, por ajo që na le ti, do të jetë me ne deri kur të vjen koha e takimit te ardhshëm. Pushofsh i qetë babi!

Për datën dhe kohën e varrimit do të ju njohtojmë enkas në postim tjeter, shkruan në emër të familjes, Yll Daci.

Ka ndërruar jetë aktivisti tetovar Xhemil Daci!
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për ish anëtarin shumëvjeçar të shoqërisë tonë, një ndër figurat më emblematike të qytetit dhe jo vetëm.
Do ta kujtojmë për frymën qytetare, vullnetin e pashoq, kontributin e jashtëzakonshëm por mbi të gjitha për përkrahjen dhe këshillat që ua jepte të rinjëve.
FALEMINDERIT (siç e thërisnim të gjithë) axha Xhemil dhe qofsh i parajsës” thuhet në publikimin e Sh.K.A Xheladin Zeqiri.
Ngushëllime për familjen Daci.